Që nga janari, Policia në Pejë ka pranuar mbi 1 mijë e 300 informata përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka njoftuar se që nga data 01.01.2026 e deri me datёn 30.06.2026, ka pranuar nga qytetarёt, njёmijё e treqind e njёzet e tetё informatapёrmes aplikacionit mobil ‘Lajmёro Policinё’. Policia ka thënë se informatat e pranuara pёrmes aplikacionit, menjёherë i ka adresuar tek stacionet/njёsitet pёrkatёse, tё cilat janё trajtuar me…

Lajme

01/07/2026 11:52

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka njoftuar se që nga data 01.01.2026 e deri me datёn 30.06.2026, ka pranuar nga qytetarёt, njёmijё e treqind e njёzet e tetё informatapёrmes aplikacionit mobil ‘Lajmёro Policinё’.

Policia ka thënë se informatat e pranuara pёrmes aplikacionit, menjёherë i ka adresuar tek stacionet/njёsitet pёrkatёse, tё cilat janё trajtuar me profesionalizёm dhe pёrgjegjёsi tё plotё.

“Tё gjitha raportimet pёrmes aplikacionit mobil ‘Lajmёro Policinё’, mbesin plotёsisht konfidenciale, duke garantuar privatёsinё dhe sigurinё e tё dhёnave tuaja Policia e Kosovës, falënderon qytetarёt për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Bashkёpunoni me Policinё e Kosovёs, sepse siguria ёshtё pёrgjegjёsi e pёrbashkёt”, ka thënë Policia në Pejë. /Lajmi.net/