Pasi u dënuan nga Gjykata Themelore, 36 serbët priten me duartrokitje nga një grup i vogël

 Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar 36 serbë që shkaktuan trazira dhe rrezikuan rendin dhe qetësinë publike gjatë shënimit të Vidovanit në Gazimenstan me 28 qershor. Ata janë dëbuar për 3 vjet nga Kosova dhe janë gjobitur me nga 700 euro kundërvajtje, transmeton lajmi.net. Pas përfundimit të seancës, të dënuarit u pritën nga një grup…

Lajme

01/07/2026 11:37

 Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar 36 serbë që shkaktuan trazira dhe rrezikuan rendin dhe qetësinë publike gjatë shënimit të Vidovanit në Gazimenstan me 28 qershor.

Ata janë dëbuar për 3 vjet nga Kosova dhe janë gjobitur me nga 700 euro kundërvajtje, transmeton lajmi.net.

Pas përfundimit të seancës, të dënuarit u pritën nga një grup I vogël njerëzish jashtë gjykatës, që i duartrokitën të dënuarit.

Të dënuarit kanë tre orë kohë për të liruar territorin e Republikës së Kosovës.

Në hyrje të Gazimestanit, Policia e Kosovës u kishte shpërndarë vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohet “mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare apo politike”.

Por, këto udhëzime nuk i respektuan dhjetëra serbë dhe detyruan Policinë që të aktivizohet./lajmi.net/