​Nis sot Presidenca irlandeze e BE, Begaj: Të inkurajuar që zgjerimi mbetet ndër prioritetet kryesore

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. “Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Begaj. Ai tha se janë inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe se shpresojnë në…

Lajme

01/07/2026 10:32

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Irlandën e cila merr për gjashtë muaj Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Begaj.

Ai tha se janë inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe se shpresojnë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

“Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, ka shtuar ai.