Vazhdon kërkimi për të riun e zhdukur në liqenin e Batllavës
Edhe sot është duke vazhduar kërkimi për 25 vjeçarin që dyshohet të jetë zhdukur në liqenin e Batllavës. Mbrëmë në ora 21:00 janë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës dhe kushteve jo të favorshme për kërkim. I riu po kërkohet që prej dje me forca të shtuara të kërkimit, derisa ende nuk është dhënë asnjë…
Lajme
Edhe sot është duke vazhduar kërkimi për 25 vjeçarin që dyshohet të jetë zhdukur në liqenin e Batllavës.
Mbrëmë në ora 21:00 janë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës dhe kushteve jo të favorshme për kërkim.
I riu po kërkohet që prej dje me forca të shtuara të kërkimit, derisa ende nuk është dhënë asnjë detaj zyrtar në lidhje me rastin.
Ai dyshohet se ka rënë në liqe derisa po lëvizte me një mjet lundrues.
Lajmi.net ka raportuar dje në vazhdimësi nga afër në lidhje me zhvillimet për kërkimin e të riut, L.R./Lajmi.net/

