Gjendet mjet i pashpërthyer tek varrezat e fshatit Burincë në Gjilan
Dje rreth orës 21:02 është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer tek varrezat në fshatin Burincë të Gjilanit. Policia është duke siguruar mjetin, derisa njësiti për deminim të dal në vendngjarje. “Fsh. Burincë, Gjilan 30.06.2026 – 21:02. Një mashkull kosovar -dëshmitar ka raportuar se te varrezat e fshatit kishte hasur një mjetë të…
Lajme
Dje rreth orës 21:02 është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer tek varrezat në fshatin Burincë të Gjilanit.
Policia është duke siguruar mjetin, derisa njësiti për deminim të dal në vendngjarje.
“Fsh. Burincë, Gjilan 30.06.2026 – 21:02. Një mashkull kosovar -dëshmitar ka raportuar se te varrezat e fshatit kishte hasur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policore është duke siguruar mjetin derisa njësiti për deminim të dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/