Dyshime për import të ujit në vend të naftës, Policia dhe Prokuroria me aksion në dhjetëra biznese të derivateve në Kosovë
Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Krimet Ekonomike, me ç’rast janë bastisur disa lokacione. Sipas informacioneve, hetimet lidhen me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi operacionin. “Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes…
Lajme
Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Krimet Ekonomike, me ç’rast janë bastisur disa lokacione.
Sipas informacioneve, hetimet lidhen me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi operacionin.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, tha Luta për media.
Siç raportohet në media, aksioni po realizohet në dhjetëra biznese të shitjes dhe importimit të naftës në Kosovë.
Sipas raportimeve dyshohet se këto biznese përmes një skeme i kanë shkaktuar qindra mijëra euro dëme buxhetit të Republikës së Shqipërisë dhe ka ndërtuar një skemë të shpëlarjes së parave në Kosovë.
Dyshohet se nafta është dërguar nga Kosova në Shqipëri ku shitet me çmim më të lartë dhe është shitur në treg të zi, ndërkaq maunat janë mbushur me ujë dhe janë sjell në Kosovë, ku dogana dhe akciza është më e ulët.
Deri më tani, as Prokuroria as Policia nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këto aksione. /Lajmi.net/