Sot i jepet lamtumira e fundit imamit të vrarë në Dragash

Sot do të varroset imami Gazmen Tairovci, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit. Lamtumira e fundit do t’i jepet në orën 15:00 në varrezat e fshatit. Hoxha u ther për vdekje nga i dyshuari Beshir Hamza i njohur me nofkën “Kalorësi i Dragashit”. Ai bashkë me babin janë…

Lajme

01/07/2026 08:59

Sot do të varroset imami Gazmen Tairovci, i cili u vra mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Lamtumira e fundit do t’i jepet në orën 15:00 në varrezat e fshatit.

Hoxha u ther për vdekje nga i dyshuari Beshir Hamza i njohur me nofkën “Kalorësi i Dragashit”. Ai bashkë me babin janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Policia kishte angazhuar njësitin K-9, dronët termik, po ashtu edhe kufitarët për shkak të territorit që ta prangosin atë. Por, ky s’shkoi në qeli vetëm, pasi pak orë më vonë iu bashkua edhe babai që dyshohet se ngarkohet me veprën penale, “Mosdhënie e ndihmës”.