Dyshimet për shpërlarje parash, aksion policor në disa lokacione në Prishtinë

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar në disa lokacione nga Policia e Kosovës. Njësi të shumta të specializuara janë duke realizuar një operacion bastisje pas një hetimi të gjerë në lidhje me keqpërdorime dhe shpëlarje të parave. Aksioni është duke u realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së…

Lajme

01/07/2026 08:41

Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar në disa lokacione nga Policia e Kosovës.

Njësi të shumta të specializuara janë duke realizuar një operacion bastisje pas një hetimi të gjerë në lidhje me keqpërdorime dhe shpëlarje të parave.

Aksioni është duke u realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet italiane, Guardia di Finanza, si dhe me Europol.

Nga operacioni në fjalë janë sekuestruar tanimë edhe prova të shumta, derisa theksohet se aksioni lidhet me një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pas arrestimit të mëhershëm të një shtetasi të Kosovës në Itali./Lajmi.net/