Ende pa gjurmë nga 25-vjeçari që dyshohet se ra në Liqenin e Batllavës, kërkimet ndërpriten për sot

Një 25 vjeçar dyshohet të ketë rënë sot nga varka që po lundronte në liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dal. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana. “Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës…

Lajme

30/06/2026 20:37

Një 25 vjeçar dyshohet të ketë rënë sot nga varka që po lundronte në liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dal.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, tha Pllana në një përgjigje me shkrim.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia e Kosovës bashkë me FSK-në dhe Ekipe të Kërkim Shpëtimit kanë dal në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Ndonëse ato kanë vazhduar për orë të tëra, nuk kanë pasur rezultat, 25 vjeçari ende mbetet i zhdukur dhe nuk ka asnjë gjurmë për të.

Lajmi.net ka qëndruar në vendngjarje sot gjatë ditës, ndërsa do t’iu mbaj të informuar për rrethanat derisa ky i fundit të gjendet. /Lajmi.net/