E rëndë: 71 vjeçarja humb jetën pasi bie në bunar në Koshare të Ferizajt
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Koshare të Ferizajt. Një grua e moshës 71 vjeçare ka rënë në një bunar, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka thënë se në vendngjarje kanë dal policët, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. “Një…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Koshare të Ferizajt.
Një grua e moshës 71 vjeçare ka rënë në një bunar, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli i cili ka thënë se në vendngjarje kanë dal policët, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë.
“Një njësi e Brigadës së zjarrfikësve ka ndërhyrë aty dhe kanë nxjerrë trupin nga pusi. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, të cili kanë konstatuar vdekjen e viktimës , femër, 71 vjeçe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore”, ka thënë Veseli.
Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë”. /Lajmi.net/