FSK i bashkohet operacionit të kërkimit në Liqenin e Batllavës, ekipi i specializuar nis kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar operacionit të kërkimit për personin që dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Vëllazërim Qeriqi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili bëri të ditur se në operacion është angazhuar një ekip i specializuar i kërkim-shpëtimit në ujëra.…

Lajme

30/06/2026 16:20

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar operacionit të kërkimit për personin që dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Vëllazërim Qeriqi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili bëri të ditur se në operacion është angazhuar një ekip i specializuar i kërkim-shpëtimit në ujëra.

“Operacionit i është bashkuar një ekip i kërkim-shpëtimit në ujëra. Koordinimet janë bërë përmes Qendrës së Situatave të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Qeriqi për lajmi.net.

Më herët, Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 13:00 kishte pranuar një informatë se një person kishte hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte.

Sipas burimeve të lajmi.net, personi që dyshohet se është zhdukur është një 25-vjeçar, i cili kishte hyrë në një zonë të liqenit që konsiderohet e rrezikshme për notim.

Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim. /Lajmi.net/