Vazhdojnë punimet në rrugën Korishë-Kabash, projekti prej mbi 4 milionë eurosh pritet të përmirësojë lidhjen dhe sigurinë rrugore
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re Korishë–Kabash, projekt i cili ka një gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë kontrate prej 4.14 milionë euro. Sipas njoftimit të ministrisë, ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korishës dhe Kabashit me rrjetin rajonal rrugor, duke lehtësuar…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re Korishë–Kabash, projekt i cili ka një gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë kontrate prej 4.14 milionë euro.
Sipas njoftimit të ministrisë, ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korishës dhe Kabashit me rrjetin rajonal rrugor, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, rritur sigurinë në komunikacion dhe krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik të zonës.
Ministria thekson se përmes investimeve në infrastrukturën rrugore synon të krijojë lidhje më të mira ndërmjet vendbanimeve, të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjitha komunat e vendit. /Lajmi.net/