25-vjeçari që dyshohet se u zhduk në Liqenin e Batllavës hyri me një varkë të vogël në zonën e rrezikshme për notim
Një person është zhdukur sot pasi ka hyrë në Liqenin e Batllavës. Personi që dyshohet se u zhduk në Liqenin e Batllavës është një 25-vjeçar, mëson lajmi.net nga burimet e veta. Sipas burimeve të lajmi.net, i riu kishte shkuar në pjesën e liqenit që konsiderohet zonë e rrezikshme për notim. Po të njëjtat burime bëjnë…
Lajme
Një person është zhdukur sot pasi ka hyrë në Liqenin e Batllavës.
Personi që dyshohet se u zhduk në Liqenin e Batllavës është një 25-vjeçar, mëson lajmi.net nga burimet e veta.
Sipas burimeve të lajmi.net, i riu kishte shkuar në pjesën e liqenit që konsiderohet zonë e rrezikshme për notim. Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se ai kishte marrë një varkë të vogël dhe ishte futur në ujë, por më pas nuk është parë më të dalë.
Edhe banorë të zonës kanë rrëfyer për lajmi.net se momenti i fundit kur është parë 25-vjeçari ka qenë kur ai u futur në ujë me varkën e vogël, ndërsa që nga ai çast nuk ka pasur më asnjë kontakt me të.
Pas raportimit të rastit, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 13:00 është pranuar informata se një person kishte hyrë në ujë dhe më pas nuk ishte parë të dilte.
Në kërkim janë angazhuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa operacionit i është bashkuar edhe Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili po zhvillon operacionin në koordinim me institucionet e tjera të angazhuara në terren. /Lajmi.net/
