Hapet konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike për vitin edukativo-arsimor 2026–2027. Përmes një njoftimi, komuna u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të kryeqytetit, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit, në platformën zyrtare janë publikuar kriteret, procedurat…

Lajme

30/06/2026 14:20

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike për vitin edukativo-arsimor 2026–2027.

Përmes një njoftimi, komuna u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të kryeqytetit, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit, në platformën zyrtare janë publikuar kriteret, procedurat e aplikimit dhe të gjitha informacionet e nevojshme për procesin e regjistrimit.

Komuna ka ftuar të gjithë prindërit dhe kujdestarët që të njihen me kushtet e konkursit dhe të dorëzojnë aplikimet brenda afateve të përcaktuara për vitin edukativo-arsimor 2026–2027.

Njoftimi i plotë: 
Është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të Kryeqytetit!
Njoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët se është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Komunës së Prishtinës për vitin edukativo-arsimor 2026–2027.
Në lidhjen më poshtë gjeni njoftimin e plotë, kriteret dhe procedurën e aplikimit./lajmi.net/