Malisheva mbetet pa ujë për shtatë orë, shkak ndërprerja e energjisë elektrike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se të enjten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë zonën e shërbimit të Njësisë së Malishevës. Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të ndodhë si pasojë e ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS-i. Furnizimi me ujë do të…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se të enjten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë zonën e shërbimit të Njësisë së Malishevës.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të ndodhë si pasojë e ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS-i.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 05:00 deri në ora 12:00, ndërsa kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në rikthimin e furnizimit normal. /Lajmi.net/