Asnjë mjet i dyshimtë nuk u gjet te Stacioni i Autobusëve, përfundojnë kontrollet

Njësitë policore të Kosovës kanë përfunduar kontrollet e nevojshme tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ku ishte alarmuar për një mjet të dyshimtë shpërthyes. Nga aty është bërë e ditur se s’ka kurrfarë mjeti shpërthyes dhe kësisoj situata është qetësuar. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Policia ka…

Lajme

30/06/2026 10:08

Njësitë policore të Kosovës kanë përfunduar kontrollet e nevojshme tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ku ishte alarmuar për një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Nga aty është bërë e ditur se s’ka kurrfarë mjeti shpërthyes dhe kësisoj situata është qetësuar.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Policia ka larguar edhe shiritat e vendosur më parë dhe qytetarët kanë vazhduar lëvizjen lirshëm./Lajmi.net/