MINTI publikon çmimet e reja të derivateve, nafta shtrenjtohet për një cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme. Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është 1.38 euro për litër, një cent më i lartë krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa benzina do të…

Lajme

30/06/2026 09:37

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është 1.38 euro për litër, një cent më i lartë krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.35 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit (LPG) është caktuar në 0.68 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe do të mbesin në fuqi për 24 orët në vijim. /Lajmi.net/