Policia zbulon armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit të dy shtëpive të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë është raportuar më 29 qershor, rreth orës 15:15. Gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë,…
Lajme
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit të dy shtëpive të pabanuara në fshatin Potokmali të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë është raportuar më 29 qershor, rreth orës 15:15. Gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë, dy krehër me 20 fishekë, dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, si dhe një makineri për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, transmeton lajmi.net.
Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 15:30, policia ka kryer kontroll edhe në një tjetër shtëpi të pabanuar në të njëjtin fshat, ku janë sekuestruar një radiolidhje me adapter, një revole me karikator dhe pesë fishekë, gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë, një kuti plastike me municion për fishekë gjuetie, 22 kapsulla për armë gjuetie, një fishek për armë gjuetie, vaj për mirëmbajtjen e armëve, pjesë plastike të mbushura me barut, një thikë, një këllëf për revole, si dhe një xhaketë ushtarake me mbishkrime të Serbisë.
Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Raporti i plotë:
Fsh. Potokmali, Leposaviq 29.06.2026, 15:30. Është raportuar se në një shtëpi të pabanuar ka armë, gjatë kontrollit të atij lokacioni janë gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje me adapter, një kuti plastike me municion për fishekë gjuetie, 22 kapsulla për armë gjuetie, vaj për armë, një fishekë për armë gjuetie, pjesë plastike të mbushur me barut, një thikë, një fotrollë për revole, një jakne ushtarake me mbishkrim të Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, gjashtë krehër me 56 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.
Fsh. Fsh. Potokmali, Leposaviq 29.06.2026, 15:15. Është raportuar se në një shtëpi të pa banuar ka armë ku gjatë kontrollit të atij lokacioni janë gjetur dhe sekuestruar dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, makineri për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë, dy krehër me 20 fishekë, dhe një armë e gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet./lajmi.net/