Arrestohet në Prishtinë pasi dyshohet se rrahu djalin e tij të mitur
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit, rreth orës 22:00, transmeton lajmi.net. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Si pasojë…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 qershorit, rreth orës 22:00, transmeton lajmi.net.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Pas trajtimit, i mituri është dërguar në strehimore për mbrojtje.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./lajmi.net/