Polici në Lipjan raporton se u kërcënua përmes një mesazhi në rrjetet sociale – dyshohet për motive që lidhen me punën
Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kanosëse në një rrjet social, duke ngritur dyshime se kërcënimi lidhet me detyrën e tij zyrtare. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 qershor në fshatin Sllovi të Lipjanit, transmeton lajmi.net. Viktima, mashkull kosovar dhe zyrtar…
Lajme
Një zyrtar policor ka raportuar në Polici se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kanosëse në një rrjet social, duke ngritur dyshime se kërcënimi lidhet me detyrën e tij zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 qershor në fshatin Sllovi të Lipjanit, transmeton lajmi.net.
Viktima, mashkull kosovar dhe zyrtar policor, ka bërë të ditur se në adresën e tij në rrjetin social ka pranuar një mesazh në gjuhën angleze me përmbajtje kërcënuese.
Sipas policisë, zyrtari është shprehur i shqetësuar për mesazhin dhe dyshon se ai lidhet me punën dhe detyrat që ushtron në kuadër të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitë relevante policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Fsh. Sllovi, Lipjan 29.06.2026 – 00:00. Viktima mashkull kosovar-zyrtar policor, ka raportuar se në adresën e tij në rrjetin social kishte pranuar një mesazh në gjuhën angleze me përmbajtje të kanosjes. Lidhur me mesazhin viktima ndjehet i shqetësuar dhe dyshon se kjo lidhet me punën – detyrën që ai e bën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rast./lajmi.net/