Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka vlerësuar se zvarritja e rasteve të vrasjeve nëpër gjykata ka ndikuar në dështimin e parandalimit të tyre në Kosovë. Në Tëvë1, Maliqi është shprehur se rritja e efikasitetit të institucioneve të sundimit dhe zbatimit të ligjit, si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat, do të ndikonte në parandalimin e…

Lajme

29/06/2026 19:27

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka vlerësuar se zvarritja e rasteve të vrasjeve nëpër gjykata ka ndikuar në dështimin e parandalimit të tyre në Kosovë.

Në Tëvë1, Maliqi është shprehur se rritja e efikasitetit të institucioneve të sundimit dhe zbatimit të ligjit, si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat, do të ndikonte në parandalimin e vrasjeve.

Sipas tij, ndërmarrja e masave të shpejta dhe efikase, si dhe shqiptimi i dënimeve të merituara ndaj personave që ushtrojnë dhunë ose nxisin konflikte, do të kishte efekt parandalues.

“Zvarritja e rasteve të vrasjeve nëpër gjykata besoj se ndikon që qytetarët të marrin vendime dhe t’i zgjidhin problemet në mënyrë vetanake. Duhet të rritet efikasiteti në institucionet e sundimit dhe zbatimit të ligjit, si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat. Ndërmarrja e masave të shpejta dhe efikase, si dhe shqiptimi i dënimeve të merituara ndaj personave që ushtrojnë dhunë apo nxisin konflikte të tilla, me siguri do t’i parandalonte vrasjet”, deklaroi Maliqi.