Polici humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë kërkon nga institucionet përgjegjëse sigurim jetësor dhe shëndetësor

Zyrtari policor Rexhep Gashi, ka humbur jetën sot pasi është goditur nga një veturë derisa po kryente detyrën e tij zyrtare në patrullim në pikën kufitare në Vërmicë. Në lidhje me këtë, ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka thënë se ky rast dëshmon edhe një herë rrezikun e madh me të…

Lajme

29/06/2026 15:26

Zyrtari policor Rexhep Gashi, ka humbur jetën sot pasi është goditur nga një veturë derisa po kryente detyrën e tij zyrtare në patrullim në pikën kufitare në Vërmicë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka thënë se ky rast dëshmon edhe një herë rrezikun e madh me të cilin përballen çdo ditë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe rendit publik.

“Humbja e jetës së një polici në krye të detyrës e rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën urgjente për trajtimin e çështjeve jetike për zyrtarët policorë, veçanërisht sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Policia e Kosovës kryen detyra me përgjegjësi të lartë dhe shpesh në kushte me rrezik të shtuar për jetën dhe shëndetin e tyre. U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që sa më parë të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtyre çështjeve të kahershme, me qëllim që zyrtarëve policorë t’u garantohet mbrojtja dhe përkrahja që meritojnë”, thuhet në reagim.

Kjo Sindikatë i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, kolegët e tij dhe gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për këtë humbje të rëndë në krye të detyrës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: