Gjini takohet me kryetarin e OEAK-ut: Kyçja e Kosovës në rrjetin e gazit amerikan, është jetike për të ardhmen energjetike dhe ekonomike

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën. Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se ata kanë biseduar për çështjet nga të cilat do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik në vend. “Zhvillimi ekonomik është esencial për të ardhmen e Kosovës. Politikat duhet të jenë të…

Lajme

29/06/2026 15:07

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekën.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se ata kanë biseduar për çështjet nga të cilat do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik në vend.

“Zhvillimi ekonomik është esencial për të ardhmen e Kosovës. Politikat duhet të jenë të tilla që garantojnë siguri afatgjatë energjetike, furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe që çlirojnë potencialin e plotë të zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, u pajtuam se kyçja e Kosovës në rrjetin e gazit amerikan është me rëndësi jetike për të ardhmen energjetike dhe ekonomike të vendit”, ka shkruar Gjini.

Ai e ka konsideruar me shumë rëndësi bashkëpunimin me Odën Amerikane, por edhe me odat dhe organizatat e tjera biznesore.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional me këto organizata është tejet i rëndësishëm, duke pasur parasysh se sektori i biznesit vazhdon të jetë motori kryesor i ekonomisë së Kosovës”, ka shtuar Gjini. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: