​Lëndohet Vedat Muriqi, largohet me barelë nga fusha

Fenerbahçe është përballur me një tjetër shqetësim gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, pasi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, u detyrua të largohej nga stërvitja me barelë pas një dëmtimi të pësuar gjatë seancës. Sipas raportimeve nga mediat turke, Muriqi ndjeu dhimbje gjatë stërvitjes dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa…

Sport

29/06/2026 14:08

Fenerbahçe është përballur me një tjetër shqetësim gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, pasi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, u detyrua të largohej nga stërvitja me barelë pas një dëmtimi të pësuar gjatë seancës.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Muriqi ndjeu dhimbje gjatë stërvitjes dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, ndërsa futbollisti u largua nga fusha me barelë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Klubi pritet të publikojë së shpejti rezultatet e kontrolleve, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të mungesës së sulmuesit. Lëndimi i Muriqit vjen në një moment të rëndësishëm për Fenerbahçen, që po vazhdon fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.