Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime për policin që vdiq gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën kufitare në Vërmicë
Zyrtari policor Rexhep Gashi ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare në pikën kufitare në Vërmicë, pasi është goditur nga vetura. Sindikata e Policisë së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes së tij. “Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës…
Lajme
Zyrtari policor Rexhep Gashi ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare në pikën kufitare në Vërmicë, pasi është goditur nga vetura.
Sindikata e Policisë së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: