“Polici po patrullonte në këmbë, shoferi nuk e përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës” – Detaje nga aksidenti me fatalitet në kufirin në Vërmicë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ku ka vdekur një këmbësor. Viktima në këtë aksident është zyrtari policor R.G, i moshës 59 vjeçare që ishte në detyrë në pikën kufitare në Vërmicë. “Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar…

Lajme

29/06/2026 10:41

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ku ka vdekur një këmbësor.

Viktima në këtë aksident është zyrtari policor R.G, i moshës 59 vjeçare që ishte në detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.

“Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën. Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit (NJRTRR) si dhe ekipi i emergjencës të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e  viktimës”, ka njoftuar Policia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Prizren. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: