Haradinaj ngushëllon familjet Mustafaj dhe Tofaj: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemajlin, Hasanin dhe Faikun

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjet e XhemajlMustafajt dhe djalit të tij Hasanit pasi ranë në kontakt me rrymën mbrëmë në Deçan dhe Faik Tafajt nga Juniku. Ai ka thënë se orët e fundit i kanë ndarë nga njerëz të dashur. “Familjeve Mustafaj dhe Tofaj, të afërmve, miqve e bashkëluftëtarëve u shpreh…

Lajme

29/06/2026 09:56

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjet e XhemajlMustafajt dhe djalit të tij Hasanit pasi ranë në kontakt me rrymën mbrëmë në Deçan dhe Faik Tafajt nga Juniku.

Ai ka thënë se orët e fundit i kanë ndarë nga njerëz të dashur.

“Familjeve Mustafaj dhe Tofaj, të afërmve, miqve e bashkëluftëtarëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Xhemajlin, Hasanin dhe Faikun. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: