Rrahen dy persona në Lipjan pas një mosmarëveshje në trafik, dërgohen në mbajtje
Dy persona janë rrahur mes vete dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje në trafik. Policia e Kosovës i ka arrestuar të dy dhe i ka dërguar në mbajtje, ndërsa janë konfiskuar një pistoltë me 3 fishekë, një çelës gomash dhe një bisht sopate. “Lipjan 28.06.2026-21:40.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një…
Lajme
Dy persona janë rrahur mes vete dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje në trafik.
Policia e Kosovës i ka arrestuar të dy dhe i ka dërguar në mbajtje, ndërsa janë konfiskuar një pistoltë me 3 fishekë, një çelës gomash dhe një bisht sopate.
“Lipjan 28.06.2026-21:40.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik dyshohet se janë rrahur mes veti. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistolet me 3 fishekë, një qelës gomash dhe një bisht sopate. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/