Arrestohet 26 vjeçari në Prishtinë, i kishte vendosur zjarrin një veture tek rruga “C”

Policia e Kosovës respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie. Siç raportohet, rasti kishte ndodhur më 6 qershor, në rrugën “C” në Prishtinë,  ku është djegur një veturë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri tek një veturë tjetër. Lidhur me këtë…

Lajme

29/06/2026 09:17

Policia e Kosovës respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie.

Siç raportohet, rasti kishte ndodhur më 6 qershor, në rrugën “C” në Prishtinë,  ku është djegur një veturë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri tek një veturë tjetër.

Lidhur me këtë rast, nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari:

  • A.Sh, 26 vjeç, mashkull.

Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Lajmi.net/