“U godit nga vetura që po e drejtonte një shqiptar” – Policia jep detaje për vdekjen e policit në Vërmicë
Një zyrtar policor ka ndërruar jetë dje pas mesnate, pasi u godit nga një veturë në pikën kufitare në Vermicë. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se shoferi i veturës ishte një shtetas i Shqipërisë. Trupi i pajetë është dërguar në IML ndërsa i dyshuari në mbajtje. “PPK Vërmicë 29.06.2206-02:40. Raportohet se…
Lajme
Një zyrtar policor ka ndërruar jetë dje pas mesnate, pasi u godit nga një veturë në pikën kufitare në Vermicë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se shoferi i veturës ishte një shtetas i Shqipërisë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML ndërsa i dyshuari në mbajtje.
“PPK Vërmicë 29.06.2206-02:40. Raportohet se një person është godit nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në vend ngjarje kanë dalur të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/