​Sot dita më e nxehtë e javës në Kosovë, apelohet për kujdes

Sot (e hënë) në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin mes 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 32 dhe 38 gradë Celsius. Rrjedhimisht, sipas IHMK-së, kjo do të jetë edhe dita më e nxehtë…

Lajme

29/06/2026 08:25

Sot (e hënë) në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin mes 15 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 32 dhe 38 gradë Celsius. Rrjedhimisht, sipas IHMK-së, kjo do të jetë edhe dita më e nxehtë e javës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 metër për sekondë, transmeton KosovaPress.

IHMK ka dhënë edhe rekomandimet për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët:

* të shmangin ekspozimin në diell nga ora 10:00 deri në 17:00;

* të konsumojnë sa më shumë lëngje;

* të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.