Vritet një person në Ferizaj, Policia jep detaje

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai kia thënë se aty ka ndodhur një përleshje ku dyshohet të jetë përdorur arma e zjarrit. Veseli ka thënë se në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante,…

Lajme

28/06/2026 23:42

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai kia thënë se aty ka ndodhur një përleshje ku dyshohet të jetë përdorur arma e zjarrit. Veseli ka thënë se në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj.

“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt Për detaje shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli për lajmi.net. /Lajmi.net/