Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën motoçiklisti – ndalohet drejtuesi i veturës
Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe në të janë përfshirë një veturë…
Lajme
Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”, ka deklaruar Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.
Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, për procedura të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, ka deklaruar më herët se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mos-përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku motoçiklisti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trotuarin. /Lajmi.net/