I vë zjarrin punëtorisë së babait dhe tenton t’ia djegë edhe një tjetri, arrestohet i dyshuari në Kamenicë
Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij dhe ka tentuar t’i vërë flakën edhe punëtorisë së një personi tjetër. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40. Policia njofton se i dyshuari fillimisht i ka vënë zjarrin punëtorisë…
Lajme
Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij dhe ka tentuar t’i vërë flakën edhe punëtorisë së një personi tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40.
Policia njofton se i dyshuari fillimisht i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, ndërsa më pas ka tentuar t’i vërë zjarrin edhe punëtorisë së ankuesit.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet. /Lajmi.net/