Vdekje e dyshimtë në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje, rreth orës 09:55. Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje, rreth orës 09:55.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e rastit mbeten nën hetim. /Lajmi.net/