Sekuestrohet armë zjarri pas të shtënave në një vilë në Jezerc të Ferizajt

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri pas raportimeve për të shtëna në fshatin Jezerc të Ferizajt. Sipas njoftimit të dërguar për media, më 27.06.2026, në zonën e njohur si “Livadhet e Kishës”, janë dëgjuar të shtëna me armë në një vilë private. Njësia e Hetimeve dhe Njësia Reaguese kanë dalë menjëherë në vendin…

Lajme

28/06/2026 08:52

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri pas raportimeve për të shtëna në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Sipas njoftimit të dërguar për media, më 27.06.2026, në zonën e njohur si “Livadhet e Kishës”, janë dëgjuar të shtëna me armë në një vilë private.

Njësia e Hetimeve dhe Njësia Reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar pronarin e vilës dhe personat e pranishëm.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari B.O. (30 vjeç) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me tre fishekë, si dhe dy gëzhoja.

“I dyshuari ka pranuar se kishte shtënë dy herë me armën e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gëzhojat”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thotë PK.