Bëhet viral veprimi i Mbappes me shiritin e kapitenit gjatë ndeshjes me Norvegjinë

Franca mori një fitore të madhe në ndeshjen e fundit në grupin I. Nënkampionët, mposhtën thellë Norvegjinë me rezultat 1-4 duke u bërë deri më tani kombëtarja e dytë që fiton të gjitha ndeshjet në këtë fazë. Mirëpo një vendim i Mbappes gjatë zëvëndësimit të tij është bërë viral, ku i dha shiritin e kapitenit…

Sport

27/06/2026 20:51

Franca mori një fitore të madhe në ndeshjen e fundit në grupin I.

Nënkampionët, mposhtën thellë Norvegjinë me rezultat 1-4 duke u bërë deri më tani kombëtarja e dytë që fiton të gjitha ndeshjet në këtë fazë.

Mirëpo një vendim i Mbappes gjatë zëvëndësimit të tij është bërë viral, ku i dha shiritin e kapitenit gjyqtarit që t’ja jepte bashkëlojtarit të tij, Aurelien Tchouameni.

Nuk dihet nëse ka ndonjë krizë mes tyre, por veprimi i tij u komentua shumë, duke e vazhduar memen e famshme të tij si një “diktator”.

Franca, do të përballet ndaj Suedisë së Besfort Zenelit në raundin e 1/16-tave, këtë të martë.

VIDEO