Malë Gashi falënderon zjarrfikësit: Kolegët dhanë maksimumin për ta shuar zjarrin
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka reaguar lidhur me rastin e zjarrit në kulmin e një ndërtesë gjatë ditës së sotme në Prishtinë, duke falënderuar ekipet që kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve. Gashi, ka theksuar se kolegët e tyre kanë dhënë maksimumin, duke arritur kështu edhe ta shuajnë zjarrin.…
Lajme
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka reaguar lidhur me rastin e zjarrit në kulmin e një ndërtesë gjatë ditës së sotme në Prishtinë, duke falënderuar ekipet që kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve.
Gashi, ka theksuar se kolegët e tyre kanë dhënë maksimumin, duke arritur kështu edhe ta shuajnë zjarrin.
Postimi:
Sot, në një rast zjarri në kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ekipet tona intervenuan me profesionalizëm dhe përkushtim për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Falënderojmë ekipin nga DSE, Policinë, Ekipet Mjekesore Urgjente , ekipin e Komunës së Lipjanit dhe ekipet e KRU Prishtina për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar gjatë këtij operacioni.
Kolegët tanë dhanë maksimumin nga vetja dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses.
Ju lumtë të gjithë kolegëve për angazhimin, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin e treguar në kryerjen e detyrës. 🚒👏