KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duke përcaktuar ndarjen e mandateve në Kuvend për subjektet politike kryesore. Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duke përcaktuar ndarjen e mandateve në Kuvend për subjektet politike kryesore.
Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% të votave dhe 22 mandate të fituara, transmeton lajmi.net.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 16.69% të votave, duke siguruar 18 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6.74% dhe 7 mandate. Lista Serbe ka marrë 5.40% të votave, duke siguruar 9 ulëse në Kuvend.
Radoniqi ka bërë të ditur gjithashtu se subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare./lajmi.net/