Gjashtë persona dyshohet se grabitën tre shtetase të Kolumbisë në Prishtinë, u morën 300 euro dhe katër telefona

Tre shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se kanë qenë viktima të një grabitjeje të rëndë në Prishtinë. Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor, rreth orës 22:00, në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa rasti është raportuar më 26 qershor, transmeton lajmi.net. Viktimat kanë deklaruar se janë përcjellë deri te banesa…

Lajme

27/06/2026 08:50

Tre shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se kanë qenë viktima të një grabitjeje të rëndë në Prishtinë.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor, rreth orës 22:00, në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa rasti është raportuar më 26 qershor, transmeton lajmi.net.

Viktimat kanë deklaruar se janë përcjellë deri te banesa e tyre nga gjashtë persona të dyshuar. Sipas tyre, të dyshuarit i kanë futur në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë marrë katër telefona celularë dhe 300 euro para të gatshme.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./lajmi.net/