Zjarr i madh në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit në terren (VIDEO)
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një ndërtesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë dhe ndodhen ende në vendin e ngjarjes, duke punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar…
Lajme
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një ndërtesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë dhe ndodhen ende në vendin e ngjarjes, duke punuar për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Gjithashtu, shkalla e dëmeve materiale ende nuk është bërë e ditur, ndërsa autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të ndërhyrjes dhe vlerësimeve në terren.