E shtuna sjell mot të nxehtë dhe me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara në disa zona të vendit. Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 28 dhe 33…

Lajme

27/06/2026 08:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 28 dhe 33 gradë, transmeton lajmi.net.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

IHMK vlerëson se kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, veçanërisht për procesin e pjekjes së drithërave.

Po ashtu, kushtet biometeorologjike pritet të jenë të mira për pjesën më të madhe të qytetarëve. Megjithatë, për shkak të temperaturave të larta dhe rrezatimit të fortë diellor gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, Instituti rekomandon shmangien e ekspozimit të panevojshëm në diell, konsumimin e sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse ndaj rrezeve UV./lajmi.net/