Një zjarr shpërtheu në Vragoli të Fushë Kosovës
Një zjarr shpërtheu në një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës, afër magjistrales Pejë-Prishtinë, siç shihet në pamjet e KosovaPressit të xhiruara rreth orës 18:40. Tash për tash nuk dihet pasojat nga ky zjarr. Nuk dihet as shkaku. Mësohet se zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e zjarrit, ndërsa policia për ndriçimin e rrethanave që çuan…
Lajme
Një zjarr shpërtheu në një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës, afër magjistrales Pejë-Prishtinë, siç shihet në pamjet e KosovaPressit të xhiruara rreth orës 18:40.
Tash për tash nuk dihet pasojat nga ky zjarr.
Nuk dihet as shkaku.
Mësohet se zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e zjarrit, ndërsa policia për ndriçimin e rrethanave që çuan në shpërthimin e këtij zjarri.