Hoti kritikon Rizvanollin: Kosova importon energji të prodhuar me gaz rus

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar ministres së Ekonomisë në detyrë Artane Rizanolli në lidhje me gazin. Hoti përmes një postimi në facebook është shprehur se deklarata e Rizvanollit është mashtruese sepse Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus, raporton lajmi.net “Ja pse deklarata e Rizvanollit është mashtruese:…

Lajme

26/06/2026 17:43

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar ministres së Ekonomisë në detyrë Artane Rizanolli në lidhje me gazin.

Hoti përmes një postimi në facebook është shprehur se deklarata e Rizvanollit është mashtruese sepse Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus, raporton lajmi.net

“Ja pse deklarata e Rizvanollit është mashtruese: Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji. Por, Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus”, ka shkruar Hoti.

Rizavnolli mbrëmë përmes një video adresimi është shprehur se nuk qëndron fakti që Qeveria e Kosovës është kundër gazit të lëngëzuar nga SHBA-të dhe se Kosova është më fat që ka rezerva të qymyrit e kjo ka mundësuar që të mos krijohet varësi nga gazi por edhe që çmimi të jetë më i ulëti në rajon./Lajmi.net/