Gjendja kaotike në LDK – Astrit Haraqija e drejton gishtin kah Isa Mustafa: Ndali meshkujte me sulme, se u bë boll
Ish-ministri i Kulturës dhe ish-zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka dalë me një thirrje të çuditshme. Duke komentuar zhvillimet e fundit në LDK, ai e ka drejtuar gishtin ndaj ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Musta. Në profilin e tij në Facebook, ai ka kërkuar Mustafa që të ndërmarr veprime konkret. “z.Mustafa, ndali meshkujte me sulme…
Lajme
Ish-ministri i Kulturës dhe ish-zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka dalë me një thirrje të çuditshme.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në LDK, ai e ka drejtuar gishtin ndaj ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Musta.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka kërkuar Mustafa që të ndërmarr veprime konkret.
“z.Mustafa, ndali meshkujte me sulme ,se u bë boll. Kryetari Sejdiu, bashkë me LDK-në, u ka dhënë gjithçka. Bile, edhe pa pyetur, ia morët diçka-diçka. Mos harro se ende ka njerëz gjallë që kanë dhënë gjithçka për LDK-në dhe për ta bërë shtetin e Dardanisë. Ju e dini mirë se adalet, shërbime dhe argatët e dreqit s’kanë mundur e as nuk do të munden ta shkatërrojnë LDK-në e Ibrahim Rugovës”, ka shkruar ai.