Ish-ministrja Haradinaj: Mungesa e Kosovës në Samitin e NATO-s, deficit diplomatik

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka kritikuar mungesën e Kosovës në aktivitetet politike të Samitit të NATO-s, duke e cilësuar atë si pasojë të një deficiti diplomatik dhe jo të statusit të vendit. Haradinaj reagoi ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme se Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s pasi…

Lajme

25/06/2026 20:26

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka kritikuar mungesën e Kosovës në aktivitetet politike të Samitit të NATO-s, duke e cilësuar atë si pasojë të një deficiti diplomatik dhe jo të statusit të vendit.

Haradinaj reagoi ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme se Kosova nuk merr pjesë në samitet e NATO-s pasi nuk është anëtare dhe nuk bën pjesë në Partneritetin për Paqe.

Sipas saj, ky argument bie poshtë nga rasti i vitit 2024, kur presidentja Vjosa Osmani ishte e ftuar në aktivitetet hapëse dhe përmbyllëse të Samitit me ftesë të zyrtarëve amerikanë.

“Po atëherë si ndodhi që në vitin 2024 Presidentja Vjosa Osmani ishte e ftuar në aktivitetin e hapjes me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit si dhe në aktivitetin e përmbylljes të Samitit, me ftesë të Presidentit amerikan? Vetë Presidentja Osmani atë pjesëmarrje e quajti “historike për Kosovën”, duke theksuar se SHBA bëri të mundur praninë e Kosovës pavarësisht se nuk ishte as anëtare e NATO-s dhe as pjesë e Partneritetit për Paqe e as shtet partner.”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Statusi i saj i plotë: