Mehaj: Duhet ta ketë objektiv strategjik që Camp Bondsteel ti kalojë në pronësi Republikës së Kosovës

Ish Mininistri i Mbrotjes Armend Mehaj ka thënë se duhet ta ketë objektiv strategjik që Camp Bondsteel ti kalojë në pronësi Republikës së Kosovës. Sipas tij nëse është e nevojshme, shteti duhet të ndërmarrë procedurat ligjore të shpronësimit me kompensim të drejtë. Ai thotë se ky nuk duhet të jetë projekt i një partie apo…

Lajme

25/06/2026 19:29

Ish Mininistri i Mbrotjes Armend Mehaj ka thënë se duhet ta ketë objektiv strategjik që Camp Bondsteel ti kalojë në pronësi Republikës së Kosovës.

Sipas tij nëse është e nevojshme, shteti duhet të ndërmarrë procedurat ligjore të shpronësimit me kompensim të drejtë.

Ai thotë se ky nuk duhet të jetë projekt i një partie apo i një qeverie, duhet të jetë projekt shtetëror dhe kombëtar.

Postimi i plotë:

Këtë ide e kam ngritur para shumë vitesh dhe vazhdoj ta besoj edhe sot. Kosova duhet ta ketë si objektiv strategjik që Camp Bondsteel ti kalojë në pronësi Republikës së Kosovës, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Nëse është e nevojshme, shteti duhet të ndërmarrë procedurat ligjore të shpronësimit me kompensim të drejtë. Më pas, me një vendim të përbashkët të të gjitha partive politike në Kuvend, kjo pronë duhet ti dhurohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një prani të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Ky nuk duhet të jetë projekt i një partie apo i një qeverie. Ky duhet të jetë projekt shtetëror dhe kombëtar.

Një prani e përhershme amerikane është garanci për sigurinë e Kosovës, stabilitetin e Ballkanit dhe një mesazh i qartë se aleanca jonë me SHBA-në është afatgjatë dhe e palëkundur.

Kosova duhet të mendojë jo vetëm për mandatin e radhës, por për 100 vitet e ardhshme. Aleancat strategjike ndërtohen me vizion, jo me kalkulime afatshkurtra.