U vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit më 2021- Nis seanca e fjalës përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur paraqitja e fjalës përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021. Në fillim, fjalën e saj përfundimtare po e paraqet prokurorja e rastit, Sahide Gashi. Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik  Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj. Në këtë rast kishin mbetur të…

Lajme

25/06/2026 14:17

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur paraqitja e fjalës përfundimtare për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021.

Në fillim, fjalën e saj përfundimtare po e paraqet prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik  Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.

Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.