Dy gra raportojnë kanosje përmes mesazheve telefonike në Mitrovicën e Veriut
Një rast i kanosjes është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku dy gra kanë deklaruar se janë kërcënuar përmes mesazheve telefonike. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 qershor rreth orës 23:00. Ankueset, të dyja shtetase të Kosovës, kanë njoftuar policinë se kanë pranuar mesazhe kërcënuese (SMS) nga një person…
Lajme
Një rast i kanosjes është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku dy gra kanë deklaruar se janë kërcënuar përmes mesazheve telefonike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 qershor rreth orës 23:00.
Ankueset, të dyja shtetase të Kosovës, kanë njoftuar policinë se kanë pranuar mesazhe kërcënuese (SMS) nga një person i dyshuar mashkull kosovar.
Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka intervistuar të dyshuarin lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/