Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, pritet fjala përfundimtare
Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për ecurinë e procesit gjyqësor, pasi gjatë saj pritet të paraqitet fjala përfundimtare lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të pandehurit. Rasti ka të bëjë me…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.
Seanca e sotme pritet të jetë vendimtare për ecurinë e procesit gjyqësor, pasi gjatë saj pritet të paraqitet fjala përfundimtare lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të pandehurit.
Rasti ka të bëjë me sulmin e armatosur ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit në nëntor të vitit 2021, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Për këtë ngjarje, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt, të cilët ngarkohen me vepra të rënda penale.